Kaosi në Kuvend/ Ambasada britanike në Tiranë thirrje mazhorancës dhe opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaosi në Kuvend/ Ambasada britanike në Tiranë thirrje mazhorancës dhe opozitës

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar me shqetësim lidhur me kaosin e një dite më parë në seancë plenare, ku deputetë të Foltores ndezën tymuese në parlament.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada Britanike thekson se një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.

 

Advertisement

Ndër të tjera ambasada, apelon mazhorancën e opozitën të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

 

Postimi i plotë:

 

Advertisement

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy