Kapen 18 kg lëndë narkotike në hyrje të Malit të Zi, arrestohet shqiptari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen 18 kg lëndë narkotike në hyrje të Malit të Zi, arrestohet shqiptari

Një sasi prej 18 kg lënde narkotike është kapur në hyrje të Malit të Zi, në pikën kufitare Debala Brijeg. Njoftohen se lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip “BMW”, me targa franceze. Automjeti drejtohet nga një shtetas shqiptar, ndërsa lënda narkotike e gjetur në sendiljen e shoferit dhe pasagjerit, është sekuestruar.

 

“Në një mjet të prodhuar posaçërisht është gjetur një sasi e madhe droge. Ajo ishte fshehur nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit, dhe u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të veturës “BMW”, nga doganierët dhe policia kufitare”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Nuk dihet ende destinacioni final i lëndës narkotike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy