Kapet hajduti serial në Shkodër, iu vidhte grave varëset e floririt në qafë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet hajduti serial në Shkodër, iu vidhte grave varëset e floririt në qafë

Në prangat e Policisë së Shkodrës këtë të diel përfundoi një 29-vjeçar, që ishte kthyer në makth për qytetin për shkak të grabitjeve të shumta që kishte kryer.

 

Kristjan Arra u kap në flagrancë kur duke qarkulluar me biçikletë, i vodhi me dhunë varësen e floririt në qafë një gruaje. Pasi u prangos, autoritetet zbuluan se i riu ishte autor edhe i gjashtë vjedhjeve të tjera të ndodhura më herët:

 

Advertisement

Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marë me forcë nga qafa varësen e floririt, shtetases  Xh. B.;

Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.;

Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.;

Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit F. K., vegla të ndryshme pune.;

Advertisement

Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Z. G.;

Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy