Kapja e 46 kg tritol, detaje nga operacioni, si ra policia në gjurmët e grupit kriminal nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapja e 46 kg tritol, detaje nga operacioni, si ra policia në gjurmët e grupit kriminal nga Kosova

Detaje të tjera janë bërë të ditura nga operacioni policor që çoi në sekuestrimin e 46 kg tritol. Ditën e operacionit, policia fillimisht arrestoi në afërsi të Urës së Gjolës në Fushë Krujë, Rigon Maliqin, brenda makinës të së cilit u gjet sasi e madhe e tritolit. Ngjitur me ta, 2 makina të tjera me targa nga Kosova mundën të largohet duke përfituar nga errësira.

Në marrjen në pyetje nga hetuesit, Maliqi ka treguar emrin e plotë të njërit prej miqve të tij bashkëpunëtor, Lion Pira dhe vetëm emrin e një vajze, e cila quhej Flaka. Në këto kushte, Policia e Tiranës njoftoi të gjitha drejtoritë dhe pikat e kalimit kufitar për gjetjen e tyre. Në pikën e pagesës së taksës së Rrugës së Kombit, Policia e Kukësit ndaloi 2 makina me targa të Kosovës që lëviznin njëra-pas tjetrës, të cilat u shoqëruan për verifikim.

Në njërën prej tyre u arrestuan Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërsa në mjetin ku gjendeshin disa artistë që ktheheshin nga Firence pas 2 shfaqjesh atje, ishte një grua me emrin Flaka, njëlloj siç Rigon Maliqi kishte dhënë në deklarimin e tij. Të gjithë sollën në Tiranë dhe pas verifikimeve u kuptua që gruaja me emrin Flaka nuk ishte e njëjta pjesë e grupit të trafikantëve të tritolit dhe artistët u lanë të lirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy