Karçanaj: E-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Karçanaj: E-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave

Marrja e nje gjobe administrative nga Policia Rrugore ishte një problem më vete për qytetarët të cilët duhet të mbanin radha në sportele apo të prisnin para komisioneve në komisariatet e policisë. Prej mese një viti, në platformën unike e-Albania, të ndërtuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, qytetarët kryejnë çdo shërbim online, nga pagesa e gjobes tek apelimi pranë Policisë së Shtetit.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj bëri të ditur se këto shërbim kanë kursyer 12 vite pritje në radha të qytetarëve pa llogaritur lodhjen apo rryshfetet që mund t’u kërkoheshin.

“e-Albania zgjidhi 2 nga problematikat më të mëdha në rrugë: Gjobat dhe Apelimet e tyre! 12 vite kohë e kursyer nga pritjet në radhë për apelim. Dikur qytetarët mbanin radhë në sportel për të apeluar masën e Policisë Rrugore. Disa “nën dorë” kërkonin të tjetërsonin vendimet e Komisioneve Administrative. Prisnin që gjoba e bllokut fizik të hidhej në sistem që ta paguanin”, shkruan Karçanaj.

Aktualisht qytetarët mund të bëjnë në e-Albania kontrollin online mbi gjobat e makinës, mund të paguajë online ose të apelojnë gjobën dhe brenda 3 ditësh merret vendimi mbi apelimin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy