Kardiokirurgu Edvin Prifti: Kam të ardhura të mira, unë kam operuar me mijëra shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kardiokirurgu Edvin Prifti: Kam të ardhura të mira, unë kam operuar me mijëra shqiptarë

Mjeku i njohur Edvin Prifti i akuzuar nga prokuroria për korrupsion me ndërhyrjen kirurgjikale të nënës së sekretares së gjykatës së Krujës, ka dhënë justifikime para trupës gjykuesë mbi sasinë e madhe të parave që iu gjeten në shtëpi dhe në zyrë.

Prifti tha në sallën e gjyqit se ai ka pasur të ardhura shumë të mira në Itali ndërsa në Shqipëri punon në spitalin publik dhe privat.

 

“Kam mbaruar me medalje ari shkollën në Itali. Punova në San Kamilo dhe kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, pasi unë kam operuar mijëra shqiptarë”.

Advertisement

 

Megjithatë duke qëndruar tek shuma e madhe prej 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë të reja që iu gjeten, kardiokirurgu tha se shuma ndodhej në shtëpi si pasojë e një akti shitje që kishte bërë gruaja e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy