Karvani me 980 automjete niset nga Polonia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Karvani me 980 automjete niset nga Polonia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

2000 udhëtarë të nisur nga Polonia po vijnë në Shqipëri në kuadër të Złombol, një gare paksa të pazakontë. Ata do të mbërrijnë në Shqipëri me plot 980 automjete, në formë karvani.

 

Ngjarjen e bëri publike kryeministri Rama në Facebook, teksa theksoi se 126.795 turistë polakë kanë vizituar Shqipërinë nga janari i këtij viti e deri në gusht.

 

Advertisement

“Dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë. 126.795, turistë polakë vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar – Gusht 2022, 40.199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”, shkroi Rama.

 

Złombol përkufizohet si një garë “bamirësie” qëllimi i të cilës është që udhëtarët të plotësojnë rreth 2500 km, duke përdorur makina që janë ndërtuar ose projektuar gjatë epokës komuniste. Ngjarja zhvillohet çdo vit në korrik, gusht ose shtator, dhe pika e nisjes është gjithmonë Katovica.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy