Kavanozët plot me kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kavanozët plot me kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Transportuesi” ka vënë në pranga shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Advertisement

Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy