Kaziaj: Hera e parë që një “skuadër futbolli” është te 313. Ndreca: E rëndësishme është që erdhi dita të themi që edhe tanët po shkojnë pas hekurave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaziaj: Hera e parë që një “skuadër futbolli” është te 313. Ndreca: E rëndësishme është që erdhi dita të themi që edhe tanët po shkojnë pas hekurave

“Financimi i partive” politike ka shkaktuar debat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Aokati Altin Kaziaj u shpreh se nuk ishte parë asnjëherë që më shumë se një skuadër futbolli të shkonin prapa hekurave, duke ju referuar zyrtarëve të lartë të PS.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Plarent Ndreca, i cili theksoi se sot po funksionon Reforma në Drejtësi, dhe nuk ka më të pandëshkueshëm, dhe kjo falë Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Kaziaj: Nuk ishte parë ndonjëherë që një skuadër futbolli e partisë në pushtet të ishte në burg ke 313-ta, dhe këta thonë po ecim përpara.

Ndrecaj: Pse nuk kemi ecur përpara me këtë. Po të ishit ju e kishit bërë ju.

Kaziaj: Ai është pushet tjetër.

Ndrecaj: Pse kush e bëri.

Advertisement

Kaziaj: U bë nga të gjitha palët.

Ndrecaj: A kshu u bë nga të gjitha palët?

Kaziaj: Politikisht dhe njerëzit ju rëndon kjo, pasi një pjesë e madhe e njerëzve tuaj është prapa hekurave.

Ndrecaj: Por kjo u bë falë forcës tonë. Profesioni jot kush është?

Advertisement

Kaziaj: Avokat?

Ndrecaj: Ty nuk të lejohet të thuash që janë të dënura, janë persona nën hetim. E rëndësishme është të thuhet që shyqyr po shkojnë pas hekurave dhe këta tanët, se nuk hynte askush.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy