
80 milionë euro është ndihma financiare që Bashkimi Evropian do t’i japë Shqipërisë. Ky fond do të shërbejë për të përballuar kizën e energjisë për shkak të luftës ruse në Ukrainë.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN
Advertisement“Ne kemi vendosur që të vetmen përgjigje që mund të japim është solidariteti. Prandaj ne po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin perëndimor. Do të jenë 80 milion euro në grante. Ju keni një sistem që funksionon për të ndihmuar familjet dhe biznesin.”
Në konferencën e përbashkët për media, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se kjo shumë nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet dhe për të siguruar energji elektrike nga importi.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISË
“80 mln euro sjan pak janë një shifër e konsiderueshme. Ndërjohë për tju përgjigjur pyetjes janë 1/6. Dmth nëse i referohemi këtij viti ne na ëshët dashur 460 milion euro kjo një shumë mes buxhetit të shtetit dhe konsumatorit të energjisë. Kjo është një shumë marramëndese por që ka ndikuar edhe në inflacion.”
Por, kryeministri i pyetur nga Vizion Plus, nëse kjo mbështetje financiare mund të shtyjë apo të heqë përfundimisht çmimin prej 42 lekësh mbi fashën 800 kw, la të kuptohet që ndoshta dhe për muajin nëntor kjo fashë nuk do të zbatohet.
Përveç fondit 80 milion euro presidentja e komisionit bëri me dije se në janar do të ketë një tjetër mbështetje nga BE, gjithmonë duke u përqendruar te investimet në fushën e energjetikës.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN
Advertisement“Pjesa e dytë ka të bëjë me mbështetjen në sistem afatmesëm dhe afatgjatë që do të vijë pas janarit. 500 mln euro grante që do të shërbejnë për infrastrukturën. Për mua është shumë e rëndësishme është që të investohet dhe në energjinë e rinovueshme. në një vend psh si vau i deje apo modernizimi i Fierzës si dhe plani po ndihmon me rinovimin e godinave energjetike në qytetin studenti. Kryeministër unë mendoj se Shqipëria duhet të ndiehet sërish krenare për arritjet e saj. Urime dhe përgëzime qe ne 6 dhjetor do takohemi sërish, dhe do të jetë një takim shuam i rëndësishëm.”
Ashtu siç e ka deklaruar dhe më herët, kreu i qeverisë sqaroi se sa është numri i kompanive që prodhojnë energji dhe që do të preken nga taksat e jashtëzakonshme.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISË
“Ashtu si kundër ne do të vendosim taksën e jashtëzakonshme, taksën mbi 3 prodhuesit e mëdhenj të energjisë që skanë bërë asgjë për ta shitur energjinë shumëfish. Dhe me ato para do mbështesim ata që janë më në nevojë.”
Në prag të mbajtjes për herë të parë së samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, dy drejtuesit e lartë thanë se presin rezultate.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN
Advertisement“Në qendër të diskutimeve do të jetë lufat e tmerrshme dhe do të jemi të qartë se do të jemi në krah të ukrainës. Mendoj se dhe energjia do të jetë në qendër të këtyre diskutimeve, sigurisht dhe infrastruktura. Edhe shtet antare do të merren me këto fitime kaq të larta pasi kanë të ardhura që as nuk i kemi imagjinuar dh do përdorën për të ndihmuar bizneset dhe familjet. Por nje gje qe pres te diskutohet është mikpritja e mrekullueshme e Shqipërisë.”
EDI RAMA
AdvertisementKRYEMINISTER I SHQIPERISË
“Pritshmëria ime është të zbresin në tiranë gjithë udhëheqëset e Europës, e duke qenë një samit i fokusuar te Ballkani perëndimor të jemi të fokusuar te këto tema të shohim ca është bërë e ca mund të bëhet deri në samitin e ardhshëm dhe pavarësisht se ne nuk jemi ne BE ata këtë E na e kanë kuptuar mirë. Dhe fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta. Në këtë aspekt kemi bërë investime historike.”
Pas konferencës së përbashkët, presidentja e KE zhvilloi edhe një takim dhe me presidentin e republikës Bajram Begajn. Së bashkua me kryeministrin Edi Rama Von Der Leyen vizitoi edhe kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës në degëzimin e aeroportit të Rinasit.