Këlliçi paraqet programin për mjedisin/ “Do pastrohet lumi Lana dhe ndërtohen 500 oaze në lagjet e Tiranës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi paraqet programin për mjedisin/ “Do pastrohet lumi Lana dhe ndërtohen 500 oaze në lagjet e Tiranës”

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë.

 

Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

 

Advertisement

“Në Tiranë në 8 vitetet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit padiskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar”-tha Këlliçi.

 

Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë. Belind Këlliçi tregoi sesi do të realizohet kjo.

“Lumi Lana, brenda mandatit të parë, do të kthehet në një hapësirë pushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës. Në segmentin lumor, nga “Materniteti i Ri” e deri te “Pallati me Shigjeta”, kudo ku të saktësojnë ekspertët e fushës, do të shtrohen tuba në skarpatën e lumit, që do të mundësojnë kalimin e ujërave të zeza nga daljet e deritanishme me dy kolektorë me kapacitet të madh, të cilët do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar”-u shpreh kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës.

Advertisement

 

Një tjetër angazhim ambicioz, është ai për ndërtimin e 500 parqeve të gjelbërta në lagjet e kryeqytetit. Belind Këlliçi u shpreh se këto oaze do ta bëjnë qytetin një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët.

 

“Ajo çka ne propozojmë, që janë 500 oaze të gjelbërta, apo 500 vendpushime në qytet, nga nji për secilën lagje. Nëpërmjet tyre do ta transformojmë Tiranën nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbërta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë”-tha Këlliçi.

Advertisement

 

Lidhur me këtë projekt, Belind Këlliçi prezantoi edhe kostot, që sipas tij, nuk shkojnë më shumë se 5 milionë euro në total.

 

“Kostoja varion nga 5 deri në 10 mijë euro maksimumi. Pra ëshë në total një faturë që shkon diku te 5 milionë euro për një mandat dhe që ndryshon komplet jetën dhe situatën e gjelbërt dhe situatën sociale në çdo lagje të qytetit. Po shihnim një statistikë, që vetëm në vitin e fundit, në 2022, bashkia e Tiranës ka mbledhur nga “Tirana Parking”, pra nga shërbimi i parkimit në Tiranë, tarifa e parkimit, rreth 5 milionë euro dhe në 4 vjet do të thotë rreth 20 milionë euro. Ne kërkojmë 1 të katërtën e kësaj, 5 milionë euro, për të bërë 500 oaze” -tha Këlliçi.

Advertisement

 

Por plani i Belind Këlliçit për shtimin e hapësirave të gjelbërta, kapërcen kufijtë e zonës së banuar të kryeqytetit. Ai prezantoi angazhimin, për të ndërtuar të paktën 6 parqe publike në kurorën e Tiranës, me sipërfaqe që shkojnë  më shumë se 2 mijë hektarë në total.

 

Vazhdojmë me premtimin e radhës që ka të bëjë me ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës. Duke nisur me parkun e Gollogjenit, me një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh. Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, që zë një sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, me një sipërfaqe rreth 200 hektarë. Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë me sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë, me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Dhe parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës, që zë një hapësirë diku te rreth 20 hektarë”-tha Belind Këlliçi.

Advertisement

 

Ulja e ndotjes do të jetë një tjetër prioritet gjatë drejtimit të bashkisë nga Belind Këlliçi. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, tregoi se që në nisje të punës si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të instalojë 25 stacione të monitorimit të ndotjes së ajrit dhe 60 stacione për zhurmat. Gjithashtu, Këlliçi tregoi se bashkia do të krijojë një ekip monitorimi për cilësinë e karburanteve që shiten në kryeqytet.

 

“Çështja e ajrit! Do të kemi brenda 30 ditëve të para të mandatit tim si kryetar bashkie, një plan të integruar për cilësinë e ajrit dhe monitorimin e zhurmave në qytet. Do të instalojmë rrjetin e 25 stacioneve fikse për ajrin dhe 60 stacioneve për zhurmat. Ku do të kemi monitorim 24 orë “non stop” dhe rezultate transparente në kohë reale. Do të ulim nivelin e ndotjes nga karburanti me dy mënyra: e para; duke ngritur parkime në pikat hyrëse të qytetit, me transport falas, me parkimet që do të quhen “Parko dhe vazhdo”. Do të doja që ne të ngrinim një ekip monitorimi të cilësisë së karburantit në të gjitha pikat e karburantit që tregtojnë karburant në Tiranë. Do të bëjmë transparente të gjithë kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet, duke shkuar në pikat e karburantit, duke bërë matjet, dhe duke i bërë transparente duke vendosur një tabelë në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që po blejnë”-u shpreh Këlliçi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy