Këlliçi: Rama nxjerr fytyrën e tij në fushatë se Veliajn s’e do njeri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi: Rama nxjerr fytyrën e tij në fushatë se Veliajn s’e do njeri

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin QuoVadis në Vizion Plus ka komentuar lidhur me posterat e shpërndarë nga PS në rrugët e kryeqytetit, ku kërkohet votëbesimi qytetar për zgjedhjet vendore.

 

Ai u shpreh se PS ka vendosur në çdo poster të kryeqytetit imazhin e kryeministrit Rama dhe jo atë të kryebashkiakut Veliaj, njëkohësisht dhe kandidat për një mandat të tretë, pasi sipas tij, ky i fundit ngjall reagim negativ tek qytetarët.

 

Advertisement

“E kam kërkuar vetë dhe nuk mund të vazhdoja më, refuzova të vijoja të isha një dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit tim para syve të mia çdo ditë. Tirana ka 8 vite që është në një ditë shumë të vështirë, Tirana ka 8 vite që lëngon, Tirana ka 8 vite që vuan keqqeverisjen. Bashkia e Tiranës ka një bilanc katastrofik në raport me menaxhimin e taksave të qytetarëve, Tirana sot ka më shumë trafik, Tirana sot ka ajrin më të ndotur në Europë, kemi numrin më të lartë të fëmijëve asmatik në Europë, Tirana është një nga 10 kryeqytet më të ndotura të Europës. Në Tiranë sot nuk ka çerdhe, kopshte, shkolla. Në Tiranë sot nuk ka një model të zhvillimit ekonomik, në Tiranë sot është e pamundur të gjesh një vend parkimi. Në Tiranë sot ka një bandë që ecën rrugëve të qytetit duke gjobitur qytetarët që është Policia Rrugore me urdhër të kryebashkiakut dhe drejtuesit të drejtuesit të Policisë Bashkiake”, theksoi Këlliçi.

 

Këlliçi tregoi në QuoVadis si mori vendimin për të kandiduar për bashkinë më të madhe në vend.

 

Advertisement

 

“Në 25 prill 2021 ishte një garë që kryesohej nga kryeministri, i cili në raport me kryebashkiakun, as mund të krahasohen. Të paktën, është e gjithëpranuar ka atë origjinalitetin e tij edhe nët ë gjithë atë çmendinë e tij dhe mënyrë si funksionon. Është detyruar edhe në këtë billboard nxjerr fytyrën e tij se nuk nxjerr dot fytyrën e kryebashkiakut sepse ngjall reagim negativ tek të gjithë qytetarët. Kryebashkiaku aktual ka pasur vetëm një garë në jetën e tij, atë në 2015-ën, ku ishte i panjohur në administrim nga opinioni publik, nuk kishte këtë bilanc pune, në një farë mënyre kishte një kuriozitet,  vinte si një i ri në politik. Sigurisht, kishte gënjyer sepse këtë e bën mirë dhe thoshte se do të mbetet përherë pjesë e shoqërisë civile. Vinte nga një eksperiment i dështuar me G99, ku mori 0.4% të votave dhe vuri rekord botëror, që garoi dhe vuri veten të parin në 12 qarqet e vendit si kandidat për deputet dhe u refuzua në 12 qarqet e vendit dhe prapë kishte një koalicion shumë të gjërë, me LSI, PDIU dhe me të gjithë faktorët e atëhershëm dhe po të llogarisësh ia doli për shkak të votave dhe konfigurimit politik të atëhershëm për të mundur një figurë të nderuar si doktor Halim Kosova, që është një humbje për Tiranën. Pas këtij momenti zotëria në fjalë nuk ka pasur asnjë garë as brenda partisë dhe as jashtë partisë së tij”, theksoi ai.

 

Në të njëjtën kohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën theksoi se ai është prezent në takime me qytetarët çdo ditë dhe ky është një avantazh kundrejt qytetarit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy