Këmbehen kartmonedhat e vjetra, emetimet e viteve ’92-’96 dalin nga qarkullimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këmbehen kartmonedhat e vjetra, emetimet e viteve ’92-’96 dalin nga qarkullimi

Data 31 dhjetor 2023 ishte afati i fundit i lënë nga Banka e Shqipërisë për qytetarët për të këmbyer gjashtë kartëmonedha të vjetra, emetime të viteve ‘92-96, për të cilat ishte njoftuar dalja nga qarkullimi.

Në mbyllje të afatit, Alba Gjoka nga Banka e Shqipërisë shpjegon se interesi i shfaqur për t’u drejtuar në sportelet e bankave dhe për t’i këmbyer ato me kartëmonedha të tjera, me të njëjtën vlerë, ishte i lartë.

“Gjatë muajit dhjetor janë këmbyer një numër relativisht i madh i kartëmonedhave. Në numër janë këmbyer afërsisht 2.500 kartëmonedha të cilave u kishte mbaruar kursi ligjor. Interes më të lartë kishte dega jonë në Korçë, Gjirokastra, Lushnje, Elbasan, Shkodër.”

Për ata që vazhdojnë të mbajnë nga këto kartëmonedha, Banka Qendrore sqaron se ato nuk kanë më asnjë vlerë.

Advertisement

“Duhet të ketë ende akoma kartëmonedha të tilla në qarkullim. Një numër fiks nuk kemi, por mendojmë se duhet të jetë i vogël pasi BSH ka rreth 15 vjet që ka njoftuar që kursi ligjor i këtyre monedhave ka mbaruar kështu që publiku ka pasur 15 vite kohë për t’i këmbyer këto kartëmonedha, besojmë që numri duhet të jetë shumë i ulët i këtyre kartëmonedhave në duart e publikut”, tha Alba Gjoka.

Banka e Shqipërisë saktëson se të gjitha kartëmonedhat e tjera, qofshin këto seri e re ose seri e vjetër, do të vijojnë të përdoren si zakonisht për të blerë mallra a shërbime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy