“Kemi nevojë për një reformë të re zgjedhore”/ Celibashi: Pozitive që qeveria mbështet nismën e opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi nevojë për një reformë të re zgjedhore”/ Celibashi: Pozitive që qeveria mbështet nismën e opozitës

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat nga Korca ka vlerësuar nismën e opozitës për një reformë të re zgjedhore dhe shpreson që do të finalizohet shumë shpejt.

Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshine në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë inisiativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive.

Shpresojmë që proçesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve.

I pyetur për Reformën Territoriale Celibashi tha se duhet tua lëmë partive politike dhe qeverisë për diskutime.

Advertisement

Reforma Territoriale si diskutim iu përket partive politike KQZ nuk ka dhe nuk mund të ketë zë në këtë proçes ka mendime të ndryshme në lidhje me organizimin e hartës administrative dhe si ajo duhet të jetë por le t’ia lëmë partive dhe qeverisë diskutimin për këtë çështje, sikurse thashë meqënëse kjo lidhet edhe me R. Zgjedhore sa më shpejt të mbyllet ky proçes është më mirë, pasi ka ndikim, jo të drejtpërdrejtë por ka ndikim në Reformën Zgjedhore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy