Këngë e valle në Rrugën e Arbrit/ Rama njofton hapjen e qarkullimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngë e valle në Rrugën e Arbrit/ Rama njofton hapjen e qarkullimit

Ditën e sotme është hapur për qarkullim Rruga e Arbërit.

 

Pak më parë atje ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili është pritur me këngë e valle të zonës. Më pas, disa makina kanë kaluar në mënyrë simbolike në tunelin e Murrizit.

 

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy