Keni bërë plane në fundjavë, mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni bërë plane në fundjavë, mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

Dita e shtunë  pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën  jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Advertisement

Ditën e diel  moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy