Keni bërë plane për në fundjavë? Ja si do jetë moti gjatë dy ditëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni bërë plane për në fundjavë? Ja si do jetë moti gjatë dy ditëve

Në fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

 

Këtë të shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

 

Advertisement

Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

 

Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy