“Keqinformoi publikun dhe përhapi panik”/ Shkarkohet mjeku i QSUT, Ilir Allkja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Keqinformoi publikun dhe përhapi panik”/ Shkarkohet mjeku i QSUT, Ilir Allkja

Mjeku i Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ka denoncuar disa herë mungesën e kushteve të stafeve mjekësore dhe keqmenaxhimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, është shkarkuar nga puna.

Në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë argumentohet se Allkja ka shkelur Kodin Etik të punonjësve të QSUT, atë të ruajtjes së informacioneve për publikun, ku mes të tjerash në urdhër nënvizohet se çdo punonjës duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat.

“Allkja ka ndryshuar përmbajtjen, keqorientuar, keqinformuar publikun; reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive, të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rreme, përhapje paniku, si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja”, sqarohet në dokumentin e publikuar.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy