Kërkesa e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet/ PD: Akt i paprecedente që kolegji gjykon veten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet/ PD: Akt i paprecedente që kolegji gjykon veten

Juristi i PD per ankimimet zgjedhore Marash Logu, reagoi nepermjet nje postimi ne facebook per vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe vendosi te shqyrtoje mengjesin e sotem  me prioritet kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë ne total) për shkak të pretendimit te PD se eshte cenuar e drejta  për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore, shkruan mes te tjerash avokati i selise blu.

 

PD pretendon se trupa e Kolegjit Zgjedhor nuk ka marre per baze asnje prove sipas tyre te masakres zgjedhore per procesin e 25 prillit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy