Kërkesa për liri/ Shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa për liri/ Shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrin të Brendshëm, Saimir Tahirit është shtyrë sërish. Seanca është kërkuar nga ish-ministri i Brendshëm i cili ka paraqitur përpara këtij institucioni kërkesë për përllogaritjen e kohës së qëndrimit në paraburgim. Sipas tij, me këtë përllogaritja do mund të fitonte lirinë.

 

Seanca është shtyrë pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes. Ndërkohë, Tahiri nuk ishte prezent fizikisht, por zgjodhi të përfaqësohej ligjërisht nga avokati i tij.

 

Advertisement

“Seanca e kёrkuesit S.T me objekt “Llogaritje e vuajtjes sё dёnimit”, ёshtё celur sot mё datё 10.03.2023, nё prezencё tё Prokurorit tё çёshtjes dhe nё prezencё tё avokatit pёrfaqёsues tё zgjedhur sipas ligjit me autorizim prej kёrkuesit S.T dhe nё mungesё tё kёrkuesit S.T”, njoftoi institucioni.

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy