Kërkoi heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha

Është shtyrë sërish seance gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së arrestit. Ish-kryeministri ka ankimuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj theksoi se gjykata ka vendosur që të “djegë” mandatin e ish-kryeministrit, duke i konsideruar vendimet si politike.

“Gjykata nuk e pranoi ankimimin tonë, ka vënë qëllim t’i djegë mandatin”, tha ai.

Seanca e radhës do të mbahet në 08 mars 2024.

Advertisement

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy