KESH blen energji deri në 18 shtator; ulet çmimi në bursat ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KESH blen energji deri në 18 shtator; ulet çmimi në bursat ndërkombëtare

Pasi arritën në nivele të frikshme, në 1.047 euro për megavatorë, çmimet e energjisë elektrike në bursën e hungarisë prej disa ditësh kanë pësuar rënie, duke u rikthyer në shifrat e 500 eurove për megavatorë.

 

Kjo rënie ka rikthyer koorporatën elektroenergjetike në tregun e huaj për të blerë energji. Në ankandin e fundit, kesh ka blerë një sasi prej 58.700 megavatorë, me të cilën do të mbulojë nevojat deri në datën 18 shtator.

 

Advertisement

Çmimi mesatar me të cilin u sigurua kjo sasi e energjisë elektrike është 494 euro për megavatorë.

 

Kesh i përballoi çmimet stratosferike në bursë me prodhimin vendas, por sot kur niveli i fierzës është në 267 metra, kjo rezervë po ruhet për ditët më të vështira të dimrit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy