Këshilli i Sigurimit/ Rama: Pjesëmarrja e Shqipërisë ngjarje historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli i Sigurimit/ Rama: Pjesëmarrja e Shqipërisë ngjarje historike

Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit ku po merr pjesë pjesë e ka cilësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë, si një ngjarje historike.

 

Sipas Ramës “sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë”.

 

Advertisement

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribuojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave. Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirëpritur kosovarët dhe afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë”, është shprehur Rama.

 

Kujtojmë se nga 1 janari 2022, Shqipëria është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy