Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Ka qenë vit i vështirë. Rama kërkon të shuajë PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Ka qenë vit i vështirë. Rama kërkon të shuajë PD

Partia Demokratike po mban këtë të martë, mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

 

Gjatë mbledhjes, kryedemokrati Berisha u shpreh se 2022, ka qenë një vit i vështirë për PD.

Advertisement

 

 

Sipas Berishës, u përdorën të gjitha mjetet që kjo forcë politike të vendosej nën kontrollin e qeverisë por nuk u arrit.

 

Advertisement

 

“Ne mblidhemi sot pas 1 viti përpjekjesh intensive, pas 1 viti në të cilin ne së bashku ja dolëm të transformojmë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, në një opozitë të vërtetë.

Ky ishte një vit i vështirë për PD-në. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë.”

 

Advertisement

 

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kërkon ta shuajë PD e ‘t’ja varë në qafë’ Alibeajt. Sipas Berishës, kjo skemë dotë ndihmojë kryeministrin për të qëndruar në pushtet edhe më gjatë.

 

 

Advertisement

“Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.

Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin.

Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy