
Ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, si dhe zv.Guvernatorja aktuale, Natasha Ahmetaj, do të jenë zyrtarisht dy anëtarët më të rinj të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Komisioni i Ekonomisë miratoi dy kandidaturat, të cilat tashmë i kalojnë parlamentit për votim.
Advertisement
Për dy vendet vakante aplikuan 17 ekonomistë, por komisioni miratoi me shumicë votash Angjelin dhe Ahmetajn, kjo e fundit me një mandat të dytë si anëtare e këshillit.
Ndërsa, Angjeli zëvendëson Tonin Kolën, të cilit i përfundoi mandati.
Advertisement
Këshilli Mbikqyrës është instanca më e lartë në Bankën Qendrore që miraton politikën monetare. Anëtarët e tij kanë një mandat 7-vjeçar.
Advertisement