“Këtu është e vështirë për të jetuar”/ Pastori ngre alarmin: Shqipëria po braktiset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Këtu është e vështirë për të jetuar”/ Pastori ngre alarmin: Shqipëria po braktiset

Pastori Paulin Vilajeti thekson se braktisja e Shqipërisë është tepër shqetësuese, ndaj bën thirrje për parandalimin e saj.

 

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Vilajeti u shpreh se ky fenomen vjen si pasojë e rritjes së varfërisë.

 

Advertisement

“2021 për shumë njerëz nuk ka qenë një vit i lehtë për shkak të pandemisë. Ka shkaktuar shumë dhimbje ky vit. Vazhdon të jetë e vështirë për të jetuar. Varfëria rritet, dhe mendoj që kjo nuk është një shenjë e mirë për Shqipërinë. Ajo që është një dhimbje shumë e madhe në Shqipëri, dhe që nuk duhet të ngelë njeri pa e ngritur zërin, është ikja masive që po i ndodh këtij vendi. Është sinqerisht alarmante situata sidomos pas datës 1 qershor. Ka një problem në Shqipëri, më shumë ka problem me demokracinë sesa me politikën. Politika shqiptare ka vendosur se sa duhet të jetë dritarja e hapur në demokraci. Njerëzit që e duan dritën më shumë, por nuk e kanë takatin për ta hapur dritaren, pikërisht më shuëm këta ikin. Sot, nuk mund t’i gënjesh më njerëzit, duke iu thënë që kjo është demokracia, sepse njerëzit janë më shumë të ditur dhe më shumë të lexuar. E prekin Perëndimin. Kur shohin që Shqipëria ka mundësinë, por nuk duan, njerëzit në revoltë ikin nga ai vend.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy