“Është i pafalshëm”/ Nishani ngre alarmin: Rama dhe Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Është i pafalshëm”/ Nishani ngre alarmin: Rama dhe Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë!

Ish presidenti, Bujar Nishani thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë.

 

Sipas Nishanit, Rama dhe basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Ish presidenti thekson se ky akt i ulët është i pafalshëm, ndërsa bën thirrje për ringritjen e PD.

 

Advertisement

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë.
Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi ! Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik.

 

Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.
Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila pëfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qënie të “klasit të dytë”.

 

Advertisement

Ky akt i ulët është i pafalshëm ! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë”, shkruan Nishani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy