KFOR-i thotë se hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KFOR-i thotë se hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

Të hënën e 7 marsit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

Por pavarësisht kërkesave të institucioneve Kosova, do të mbetet e hapur për aeroplanët rusë.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media në KFOR, Daniele Riggio për agjencinë e lajmeve KosovaPress.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Advertisement

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Riggio duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Po ashtu, Gërvalla, gjatë takimit të saj me deputet e Komisionit për Punë të Jashtme ka deklaruar se nuk ka sinjale konkrete për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak në Kosovë.

“Ndikimi rus në rajon është kogja i madh dhe i rrezikshëm, dhe ai organizohet përmes Serbisë. Ne vazhdojmë të ndërgjegjësojmë partnerët dhe aleatët tanë se nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur sepse asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodh”, ka thënë Gërvalla.

Institucionet e Kosovës, kanë bërë të ditur se mund të strehojnë 20 gazetarë ukrainas, për një periudhë gjashtëmujore, duke iu mundësuar atyre që të punojnë nga Kosova.

Advertisement

Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e gazetarëve, por ende nuk dihet se kur do të arrijnë ata.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka bërë të ditur se do t’u ofrojë strehim familjarëve të ushtarëve ukrainas, që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Ndërsa, do të dorëzojë kërkesë në Qeveri që të përgatitet për pranimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy