Kim ‘zbarkon’ në zyrën e Gledis Nanos/ Ligjzbatimi të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi që vjen nga jashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim ‘zbarkon’ në zyrën e Gledis Nanos/ Ligjzbatimi të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi që vjen nga jashtë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtorine ri të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Kim bëri me dije se takoi Nanon për ta përgëzuar për pozicionin e ri ndërsa theksoi se SHBA do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Policinë e Shtetit. Ambasadorja theksoi se ligjzbatimi duhet të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë.

“Pata një takim shumë të mirë këtë mengjes me zotin Nano, erdha ta takoj dhe ta përgëzoj për pozicionin e ri. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sa më shumë të jetë e mundur. Diksutuam rëndësinë që policia të rrisë besimin e publikut. Zoti Nano dhe unë jemi mbështës të fortë të prezencës së policisë. E dimë që Policia e Shtetit ndërmerr rreziqe të mëdha madje dhe duke humbur jetn e tyre duke ruajtur ligjin dhe rendin.
Disktuam rendësisnë sesi ligjzbatimi të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë”, u shpreh Kim.

Ky është edhe takimi i parë zyrtar, mes ambasadores amerikane dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën e re më 7 Tetor.
Kujtojmë se ditët e fundit vendi është tronditur nga atentate mafioze që kanë ngritur alarmin sa i takon gjendjes së sigurisë në vend.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy