Bëni Like Struga.info në Facebook


“Kisha frikë se do lija vajzën pa nënë e pa baba”/ Juristja rrëfen luftën me kancerin: Kam qenë 24-vjeç kur u diagnostikova për herë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kisha frikë se do lija vajzën pa nënë e pa baba”/ Juristja rrëfen luftën me kancerin: Kam qenë 24-vjeç kur u diagnostikova për herë të parë

Juristja Nertila Haxhia ka rrëfyer në Vizionin e Pasdites jetën e saj dhe betejën e gjatë që ka kaluar për të luftuar kancerin.

 

Haxhia tha se ka qenë vetën 24 vjeçe kur është diagnostikuar me kancer në gjoks, duke ndjekur kurim të rregullt për 4 vjet.

 

Advertisement

Ajo më pas shpjegon se tumori iu rikthye në mitër, çka e bëri të vështirë jetën e saj.

 

Juristja thekson se para se të bëhej nënë, ka humbur tre fëmijë më parë, ndërsa shtatëzaninë e ka ndjekur kundër urdhrave të mjekëve.

 

Advertisement

Ajo thotë se frika më e madhe ishte se mund të linte vajzën pa nënë dhe babë, referuar faktit se i ati i vajzës ndodhej në burg në Greqi.

 

Kam qenë para se të bëja 24 vjeç kur e kam identifikuar.

 

Advertisement

Kanë qenë shenja fillestare dhe pas një kontrollit të përgjithshëm më orientuan në një kontroll më të posaçme. Mjekët vunë re një masë

 

Vijoi kjo sfidë 4 vjet më e madhe psikologjike. E kam mjekuar me radiologji për disa vite. Tumori i gjirit u rikthye edhe një herë. Unë kam humbur edhe tre fëmijë përpara se të lindja vajzën, për shkak të probleme që kishin filluar edhe aty. Por nuk u diagnostifikova me tumor.

 

Advertisement

Babai i vajzës ka qenë në një burg në Greqi dhe unë po mundohesha të nxirrja atë nga qelia, sepse une mund të mos jetoja më dhe vajza mos më mbetej pa nënë e pa babë. Dhe për këtë nuk jam penduar sepse i dhashë vetes më shumë motiv.

 

Vajzën e kam sjellë në jetë në kundërshtim të urdhrit të mjekëve. Unë nuk hoqa dorë dhe thashë që do e çoj deri në fund këtë.

 

Advertisement

Unë nuk e di nëse e kam kaluar kancerin. Mund të më rikthehet prap. Por unë jetoj shumë mirë.

 

Tani nuk më bën më përshtypje, asnjë gjë. Mund të luaj si të dua me jetën. Këto kohë unë jam duke jetuar e lirë dhe pa frikë. Më sikletos vetëm fakti se sa shumë do vuajnë nëna e baba, njerëzit që më duan mua, për asnjë gjë tjetër nuk sikletosem“, tha juristja për Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy