minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kishin mbetur në mes të detit pas defektit të gomones, shpëtohen 9 turistët nga Tirana - Struga.info


Kishin mbetur në mes të detit pas defektit të gomones, shpëtohen 9 turistët nga Tirana

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishin mbetur në mes të detit pas defektit të gomones, shpëtohen 9 turistët nga Tirana

9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det, janë shpëtuar nga policia.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Advertisement

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy