minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Skafi pësoi defekt në det të hapur, shpëtohen dy turistet e rrezikuara në Karaburun - Struga.info


Skafi pësoi defekt në det të hapur, shpëtohen dy turistet e rrezikuara në Karaburun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skafi pësoi defekt në det të hapur, shpëtohen dy turistet e rrezikuara në Karaburun

Dy turisteve iu është rrezikuar jeta në det të hapur, teksa lundronin në Karaburun, me një mjet lundrues të pa pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Policia njofton se mjeti lundrues pësoi defekt në det të hapur, por fatmirësisht turistet munden të shpëtoheshin në kohë nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force.

Ndërkohë pronari i mjetit lundrues u u gjobit me 10 000 lekë.

“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme”, thuhet në njoftim. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy