Kishin mbetur të bllokuara te “Syri i Ciklopit”, policia u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishin mbetur të bllokuara te “Syri i Ciklopit”, policia u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, policia ka ndihmuar 2 turiste gjermane që kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 2 turiste gjermane kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy