
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarive të lojërave të fatit.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë zhvilluan një kontroll në një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit, ku dyshohej se organizoheshin baste sportive në kundërshtim me ligjin.
Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, pronar i lokalit.
Nga kontrolli i ushtruar, u sekuestruan pajisje elektronike që shërbenin për vendosjen e lojërave të fatit, bileta bastesh, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
25-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv