Kishte mbetur i bllokuar në malin e Vunoit, shpëtohet pas 5 orësh kërkime turisti gjerman

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte mbetur i bllokuar në malin e Vunoit, shpëtohet pas 5 orësh kërkime turisti gjerman

Është shpëtuar pas 5 orëve kërkim turisti gjerman i bllokuar në malin e Vunoit në Himarë. Ka qenë një banor i zonës që ka lajmëruar autoritetet rreth orës 10:20 të mbrëmjes së 1 majit se një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit për shkak të errësirës.

Në bazë të informacioneve, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë arritur që të shpëtojnë turistin pas 5 orëve kërkime, rreth orës 03:00 të 2 majit. Turisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 6 zjarrfikës dhe 4 punonjës policie të Komisariatit të Himarës. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy