Kishte mbushur automjetin me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte mbushur automjetin me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë për tregtim të mallrave kontrabandë.

 

Burri është kapur në flagrancë teksa në automjetin e tij janë gjendur 101 steka cigaresh.

 

Advertisement

DVP Tiranë

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik e Financiare, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Transportonte 101 steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Advertisement

– Z. M., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi Z. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy