Kishte një provim me studentët, Kosova i ndalon hyrjen në vend ministres serbe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte një provim me studentët, Kosova i ndalon hyrjen në vend ministres serbe

I është refuzuar hyrja në Kosovë ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiç-Tepavçeviç. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe është bërë së pari publike nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën.

Siç shkruan portali ‘Politika.rs’, të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ministrja të nisej për Kosovë, ku pritej të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut. Pasi ajo jeo njëkohësisht mësim.

“Profesoresha Kisiç-Tepavçeviç njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë.”- thuhet në reagimin e Zyrës Serbe për Kosovën.

Media serbe shkruan gjithashtu se është refuzuar pa asnjë shpjegim edhe kërkesa e një grupi prej 39 pelegrinësh nga Serbia qendrore, të cilët dëshironin të vizitonin disa faltore në Kosovë këtë fundjavë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy