“Klima rriti faturat e energjisë elektrike për janarin”/ Braçe: Duhen burime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Klima rriti faturat e energjisë elektrike për janarin”/ Braçe: Duhen burime të reja

Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se ndryshimet klimatike po bëjnë faturat tona të energjisë me të shtrenjta.

 

Braçe ka ngritur shqetësimin pasi fatura e energjisë për shumë qytetarë në muajin janar ishte shumë e lartë, dhe shkak për këtë është bërë përdorimi i energjisë për ngrohjen, jo rritja e çmimit.

 

Advertisement

Ai thotë se duhen burime të reja energjie, të pavarura nga uji dhe të drejtuara nga dielli dhe era.

 

“Ndryshimi i klimes po ben faturat tona me te shtrenjta! Duke nisur nga fatura e energjise, per qytetaret, familjaret, shtetin. Ne janar, thuajse te gjitha ditet ishin me temperatura nen zero, madje gjysmat e tyre me temperatura nen -3 grade;

 

Advertisement

Kjo eshte klima e ndryshuar! 28.5, 28.6, 28.7 GË arriti konsumi i energjise elektrike te hene, te marte e te merkure te javes qe shkoi, ditet me te ftohta! Nuk eshte ndricim, eshte ngrohja! Ne nuk e kemi rritur cmimin e energjise si per familjaret edhe per biznesin, po konsumi kaq i larte i energjise do e bej faturen e energjise per janarin me te madhe ne vlere; Harxhojme me shume, paguajme me shume. Kjo eshte klima qe po rrit faturat! Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe i thate, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit! Kerkesa po rritet, oferta po zvogalohet! Ky eshte problemi;

 

Eshte shkaktuar nga ndryshimi disa vjecar i klimes! Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji; Per te rritur oferten ne energji, per te kontrolliar faturat e qytetareve, familjareve!’- shkruan Braçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy