Klos/ Zjarri përfshin pyjet e dushqeve, digjen disa hektarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klos/ Zjarri përfshin pyjet e dushqeve, digjen disa hektarë

Një zjarr i fuqishëm është aktivizuar këtë të hënë në masivin pyjor me dushqe në fshatin “Kujtim” të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë Klos.

 

I ndihmuar edhe nga era e fortë, vatra e zjarrit u zgjerua me shpejtësi duke përfshirë disa hektar.

 

Advertisement

Në zonën e përfshirë nga flakët, nuk ka banesa ndërsa rrezikon të dëmtohet rrjeti elektrik i lagjeve të tjera të këtij fshati.

 

Dëmi ekonomik është i pallogaritshëm, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet vendore, mbase edhe ngaqë është ditë pushimi.

 

Advertisement

Në rast të mos izolimit të kësaj vatre, ajo rrezikon të zbresë pranë shtëpive të banuara të fshatit “Kujtim”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy