Koka: Vlerësimi për Dvoranin i sponsorizuar. Ka qenë pjesë e strukturave të PS-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koka: Vlerësimi për Dvoranin i sponsorizuar. Ka qenë pjesë e strukturave të PS-së

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë.

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, u shpreh se ky vlerësim për Dvoranin, sipas tij është i sponsorizuar. Koka u ndal në disa momente të karrierës së gjyqtarit, ku ndër to përmendi edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në strukturat e Partisë Socialiste.

“Ky njeriu e ka vonuar konstituimin e Gjykatës Kushtetuese duke u futur në konflikte të panevojshme, në mos të orkestruara politikisht nga njerëzit që e promovuan në sistemin e drejtësisë.

Kush është Ardian Dvorani?

Advertisement

Ardian Dvorani, në 13 Dhjetor të vitit 1990, 5 ditë pasi kishte nisur greva e studentëve, ka dënuar 5 qytetarë të Shkodrës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër.

Që në këtë moment ai nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë si pasojë e ligjit të lustracionit.

Një njeri, i cili në karrierën e vet ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste dhe si pasojë e atij shërbimi shkoi dhe u propozua dhe u bë anëtar i Gjykatës së Lartë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy