Kombëtarja grumbullohet në Spanjë/ Optimizëm për fitore ndaj Andorrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kombëtarja e futbollit të Shqipërsië ka nisur grumbullimin këtë të hënë në Barcelonë në kuadër të 3 ndeshjeve të  para të vlefshme për eleminatoret e botërorIt Katar 2022.

Kuqezinjtë e nisin me Andorën në transfertë, në një duel,  ku përqëndrimi është maksimal. Në prag të sfidës, raporton Vizion Plus, dy futbollistët e kombëtares  Sokol Cikalleshi  dhe i rikhyeri Arlind Ajeti dolën përpara gazetarvë për të treguar objektivat e skuadrës.

 

SOKOL CIKALLESHI

Advertisement

FUTBOLLIST I KOMMBËTARES

 

”Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ajo që unë dua, është se pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin. ”

Advertisement

Edhe mbrojtësi Arlind Ajeti, i rikthyer pas shumë kohësh,  tha se cdo ndeshjeje do i kushtohet rëndësia maksimale

 

ARLIND AJETI

FUTBOLLIST I KOMBËTARES

Advertisement

 

”Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluaraNe e dimë se cfarë na pret. Duhet të fokusohemi tek ndeshja e radhës. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na kanë hapur probleme. Ne të gjithë e njohim njëri tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim.”

Shqiëpria luan këtë të enjte me Andorën , 3 ditë më vonë me Anglinë dhe më 31 mars udhëton në San Marino.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy