Komisioneri: Hetim përdorimit të të dhënave private nga partitë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komisioneri: Hetim përdorimit të të dhënave private nga partitë politike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur një hetim në lidhje me publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve, që sipas mediave janë marrë nga partitë politike përmes portalit e-Albania.

 

Përmes një deklarate për shtyp, raporton Vizion Plus, zyra e komisionerit sqaroi se po hetohen dhe po mblidhen prova për të vërtetuar nëse ka shkelje apo jo të privatësisë.

 

Advertisement

Zyra e Komisionerit ushtron të drejtën e shqyrtimit apo të hetimit administrativ mbi bazë ankese të depozituar nga një qytetar për çështje që kanë interes apo sensibilitet publik. Në lidhje me rastin që u njohëm nga publikimet mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të dokumentacionit, informacionit apo provave të nevojshme për shqyrtimin e rastit. Zyra e Komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarrja e Komisionerit në çdo rast do të jetë publike.

 

Për vitin 2021, dy qytetarë kanë regjistruar 2 ankesa për shkak se janë telefonuar pa e kërkuar ata nga subjektet politike.

 

Advertisement

Institucioni ka administruar prej datës 1 janar 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët që kanë si objekt thirrjet e pa kërkuara telefonike në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dyja rastet po kryhen procedurat përkatëse ligjore në kuadër të hetimit.

 

Komisioneri theksoi se pas hetimit do të merren masa administrative për këto subjekte që kanë shkelur ligjin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy