Koncert në sheshin “Skënderbej”/ Veliaj: Të festojmë në shesh me spektaklin e fishekzjarreve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koncert në sheshin “Skënderbej”/ Veliaj: Të festojmë në shesh me spektaklin e fishekzjarreve

Pak orë përpara ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbe” për koncertin e madh. Veliaj siguroi qytetarët për një spektakël fishekzjarrësh dhe i ftoi ata që t’i bashkohen festimeve.

 

“Këtë vit Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duke filluar nga nesër do të jetë Qyteti Europian i Sportit, kështu që mënyra më sportive është të jemi në shesh. Ne do të fillojmë festimet që në orën 22:30 në mbrëmje me një grup këngëtarësh fantastikë dhe në mesnatë do të kemi spektakël fishekzjarresh të jashtëzakonshëm, të dedikuar sidomos për çunat dhe gocat e vegjël të Tiranës. Kemi përgatitur një shoë, një shfaqje me fishekzjarre 10 deri në 15 minuta dhe besoj do të jetë e paharrueshme”

 

Advertisement

Teksa përshëndeti vendimin e qeverisë për t’ju gjendur pranë qytetarëve me paketën e madhe të ndihmës Veliaj theksoi se festa e sotme do të hapë një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit.

 

“Eshte një mënyrë për të lënë pas gjithë ato andrralla dhe gjithë ato vështirësi që kemi kaluar në këto kohë të vështira edhe me inflacionin që erdhi nga lufta, edhe me tërmetin, edhe me pandeminë. Tani është koha për të parë përpara dhe jo mbrapa. Ndaj, dhe më vjen mirë që dhe paketa e qeverisë për ata që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, për zjarrfikësit, për infermierët, për doktorët, për ushtarakët, për policët është në kohën e duhur. Besoj se po të jemi bashkë, siç jemi në familje, si një qytet që sheh përpara, që punon, që është i fokusuar tek e ardhmja, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë në dorën tonë. Unë besoj fort se festa e sotme do të mbyllë një kapitull dhe hap një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit tonë”

 

Advertisement

Bashkia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës për natën e ndërrimit të viteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy