Konferenca e Energjisë së Rinovueshme/ Rama në Beograd: Do kemi udhërrëfyes investimesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konferenca e Energjisë së Rinovueshme/ Rama në Beograd: Do kemi udhërrëfyes investimesh

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Beograd, është shprehur se çdo veprim duhet të bëhet në mënyrë rajonale.

 

Sipas tij qasja në financime është më e lehtë nëse veprohet kështu si dhe në këtë mënyrë mund të rritet partneriteti mes vendeve.

 

Advertisement

Më ai ai shprehet se ky bashkëbisedim do të vijojë dhe do jenë edhe partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh.

 

Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.

 

Advertisement

Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira.

 

Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh”, tha Rama

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy