Konferenca e NATO-s në Berlin, ministri Hasani: Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konferenca e NATO-s në Berlin, ministri Hasani: Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në Konferencën Vjetore të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, theksoi rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të inteligjencës dhe nxitjes së bashkëpunimit të fortë brenda aleatëve, për parandalimin e kërcënimeve kibernetike.

 

“Pas sulmeve kibernetike të paprovokuara iraniane të vitit të kaluar, Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike, duke rishikuar kuadrin ligjor, politikat dhe direktivat ekzistuese”, tha Ministri Hasani.

 

Advertisement

Kryediplomati shqiptar theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike, e cila sipas tij është thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë në mesin e infrastrukturave të informacionit kritik.

 

“Ne synojmë të qeverisim sigurinë kibernetike në mënyrë gjithëpërfshirëse, nga një vizion sektorial në një vizion global: Së pari, duke hartuar një strategji të qartë për të kapërcyer hendekun e ekspertizës, kryesisht nëpërmjet krijimit të një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike”, tha ai.

 

Advertisement

Ministri Hasani i cili ndodhet në Berlin, ishte pjesë e segmentit ministror: Gjysma e rrugës për në Uashington: Integrimi i përpjekjeve politike, teknike dhe ushtarake për të forcuar kontributin e kibernetikës në parandalimin dhe qëndrimin tonë të përgjithshëm të mbrojtjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy