Konflikt me armë për tokën në Malësi të Madhe/ Policia parandalon përshkallëzimin, arrestohet 29-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikt me armë për tokën në Malësi të Madhe/ Policia parandalon përshkallëzimin, arrestohet 29-vjeçari

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në Malqësi të madhe.

Konflikti ka ndodhur midis xhaxhait dhe nipit për motive pronësie.

Advertisement

Nipi e ka kërcënuar xhaxhain me armë zjarri automatik, armë e cila u gjet në banesën e tij pas kontrolit të policisë.

Me të mbërritur ne vendngjarje policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin.

Advertisement

Malësi e Madhe

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Advertisement

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Advertisement

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy