Konflikt në Korçë/ Plagoset 46-vjeçari me mjet prerës, policia në kërkim të autorit (Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikt në Korçë/ Plagoset 46-vjeçari me mjet prerës, policia në kërkim të autorit (Emri)

46-vijeçari, Sokol Duro ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti në Korçë.

 

Duro dyshohet se është plagosur me sopatë nga një tjetër person i cili është vënë në kërkim nga policia.

 

Advertisement

I plagosuri është transportuar në Spitalin e korçës.

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy