Konstituohen Këshillat Bashkiakë/ Nga sot Shkodra nën drejtimin e PS, Rrogozhina dhe Kukësi në pritje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konstituohen Këshillat Bashkiakë/ Nga sot Shkodra nën drejtimin e PS, Rrogozhina dhe Kukësi në pritje

Pasi i thanë jo Sali Berishës dhe Ilir Metës, nga sot dhe për herë të parë që pas rrëzimit të komunizmit, Shkodra do të drejtohet nga socialisti Benet Beci.

 

Për katër vitet e ardhshme Partia Socialiste do të udhëheqë Shkodrën jo vetëm me të parin e qytetit, por dhe në këshillin bashkiak. Zgjedhjet e majit i dhanë statusin e forcës së parë politike edhe në qeverinë vendore.

 

Advertisement

Nëse këshillat bashkiakë dhe kryebashkiakët e zgjedhur nga vota e 14 majit në më të shumën e tyre do të nisin punën deri në fund të qershorit, për Rrogozhinën, Kukësin dhe Himarën do të vonojë.

 

Për të dytën herë zgjedhësit e Rrogozhinës dhe Kukësit do të votojnë vetëm për kryetarët e bashkive. Në bashkinë e vogël të qarkut Tiranë, kandidatët në garë nuk ndryshojnë. Edison Memolla nga PS dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të kërkojnë fitoren për herë të dytë, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritje të zgjedhjeve, për shkak të parregullsive në procesin e 14 majit.

 

Advertisement

Pas shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, Safet Gjici, socialistët do të duhet të gjejnë një kandidat apo kandidate të re për bashkinë e Kukësit. Po aq pritet të shihet nëse “Bashkë Fitojmë” do të ri-garojë me humbësin e 14 majit, Admir Sinamati, apo me një emër të ri, për aq kohë sa opozita pretendon se zgjedhjet ia vodhën dhe nuk i humbën.

 

Në udhëkryq mbetet fati i Fredi Belerit. I arrestuar dhe në burg, që ai të marrë drejtimin e bashkisë Himarë i duhet të dalë përkohësisht nga burgu. Në të gjitha rastet që parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, kandidatit të opozitës i duhet të jetë fizikisht në mjediset e bashkisë për të kryer betimin, qoftë para këshillit bashkiak qoftë në ceremoninë e posaçme që thërret prefekti.

 

Advertisement

Pas shkarkimit të kryebashkiakut të Kukësit dhe ripërsëritjes së votimeve në Rrogozhinë pritet të vendoset data e zgjedhjeve dhe nëse ato do të kryhen në të njëjtën ditë, për aq kohë sa presidenti përcakton datën për Kukësin dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Rrogozhinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy