
Projekti për hartën e re gjyqësore shumë shpejt do t’i nënshtrohet një tjetër faze për konsultim publik.
Referuar shqetësimeve të ngritura deri më tani nga grupet e interesit, ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se po punohet me këshillin e lartë gjyqësor me qëllim që në draft të reflektohen të gjitha sugjerimet e tyre.
ULSI MANJA – MINISTER I DREJTESISE
Advertisement
Shumë shpejt do të kemi një dakordësi lidhur me hartën e re gjyqësore e cila do të bëhet publike dhe do ti nënshtrohet një faze të dytë të konsultimit publik le të themi me Ministrine e Financave pasi do të kostohet harta e re gjyqësore me prokurorinë e përgjithshme dhe këshillin e lartë të prokurorisë.
Nga Korça ku monitoroi burgun e drenovës lidhur me gjendjen e sigurisë.
Ministri foli edhe për mungesën e byrzylykeve elektronikë tek të dënuarit me arrest shtepie.
Sigurisht që jemi në punë e sipër edhe shumë shpejt mbikqyrja elektronike do të rikthehet sepse është një masë që e parashikon ligji dhe do të duhet ta vëmë në funksionim.
I pyetur nëse do të ketë një vendim nga grupi parlamentar i partisë socialiste për mandatin e deputetit Ornaldo Rakipi, babai i të cilit u fut në listën e zezë nga departamenti amerikan i thesarit, Manja evitoi te jepte nje pergjigje.
Në fakt është një ditë e bukur në Korçë nuk mendoj se është gjetja e duhur të jap përgjigje për zhurmën e politikës të Tiranës sot në Korçë.