Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës, do e diskutojmë në konsultim publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës, do e diskutojmë në konsultim publik

Gjatë konferencës për mediat mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ndryshim në legjislacion për rastet e kriminelëve që kryejnë veprat e tyre penale disa herë.

Ai theksoi se ky ndryshim fillimisht do të bëhet me konsultim publik.

“Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse dhe kemi një numër jo të vogël rastesh ndër vite, që janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri tek ekstremet e trupave gjykues. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar, për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar të hedhim disa hapa të guximshëm së bashku dhe duke synuar që ta ngremë nivelin e dëgjimit me njëri tjetrin. Nuk mund të them sot se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy